Klopp tallet me lojtarët: Shikojeni Shaqirin, çfarë stili flokësh

  • 28 April 2020 - 13:41
Klopp tallet me lojtarët: Shikojeni Shaqirin, çfarë stili flokësh

Faqja zyrtare e Liverpoolit e ka publikuar një video ku shihet trajneri Jurgen Klopp duke komunikuar me lojtarët e tij, të cilët po stërviten nga shtëpia.

Skuadra e Jurgen Kloppit, që radhitet me 25 pikë në krye tabelës së Premierligës, është vetëm dy fitore larg shpalljes kampione e Anglisë, trofe ky që i ka munguar Liverpoolit në tri dekadat e fundit.

Përkundër që Liverpooli e ka krijuar këtë dallim të madh me kundërshtaret në Premierligë, djemtë e Klopp nuk e kanë të sigurt marrjen e një trofeu në fund, për shkak të dyshimeve të shtuara se a do të mundë të përfundohet sezoni aktual shkaku i krizës së koronavirusit.

Premierliga ka vendosur që ta pezullojë përkohësisht ligën pa caktuar datë kthimi, duke shtuar kështu dyshimet se ka mundësi të anulohet sezoni dhe të mbetet Liverpooli pa titull.

Megjithatë, klubet dhe Federata angleze po tentojnë ta gjejnë mënyrën më të mirë për ta mbyllur këtë sezon dhe ndërkohë futbollistët po stërviten nëpër shtëpitë e tyre, për të mos e humbur plotësisht formën.

Lojtarët janë ende në kontakt të vazhdueshëm me trajnerët e tyre, siç dëshmohet edhe nga videoja e publikuar nga Liverpooli, ku Kloppi tallet me lojtarët e tij, përfshirë këtu Xherdan Shaqirin, të cilit ia thekson stilin e flokëve.

“Shikojeni Shaqirin, super-stol flokësh, uau”, dëgjohet duke thënë Klopp. 


(Kosova Sot Online)