Bundesliga kujton golin e jashtëzakonshëm të Rashicës

  • 28 April 2020 - 14:38
Bundesliga kujton golin e jashtëzakonshëm të Rashicës

Tani që ka pothuajse 2 muaj që s’janë zhvilluar ndeshje shkaku i koronavirusit, faqja zyrtare e Bundesligës në rrjetin social Instagram e ka kujtuar supergoditjen e Milot Rashicës në ndeshjen kundër Augsburgut sezonin e kaluar.

Në fitoren 4:0 të Werder Bremenit kundër Augsburgut, të zhvilluar në stadiumin “Ëeserstadion” më 10 shkurt vitit 2019, ylli kosovar Milot Rashica kishte shkëlqyer me dy gola, në minutën e pestë dhe të 28-të.

Megjithatë, njëra prej atyre dy golave ka mbetur enden në mendjen e tifozëve të futbollit. Së fundi, atë gol e rikujtoi edhe faqja zyrtare e Bundesligës në rrjetin social Instagram.

“Kundërsulmi, shtirja, goditja – ka kaq shumë gjëra për t’u adhuruar nga ky gol i bukur në Bundesliga nga Milot Rashica i Werder Bremenit”, shkroi mbi video e publikuar faqja e Bundesligës.

(Kosova Sot Online)