Gjigantët evropianë e duan Van de Beekun

  • 28 April 2020 - 16:14
Gjigantët evropianë e duan Van de Beekun

Manchester United, Real Madrid dhe Juventus janë futur në garë për mesfushorin e ri holandez

Donny Van de Beek është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Juventusi janë futur në garë për mesfushorin e Ajaxit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

23 vjeçari pritet të largohet nga “Johan Cruyff Arena” gjatë kësaj vere.

Besohet se vlera e tij është afro 50 milionë euro.

Transferimi në “Old Trafford” do të ishte zgjidhja më e mirë për përfaqësuesin holandez.

Kjo pasi në Madrid dhe në Torino nuk do t’i garantohej atij se do të luajë rregullisht duke e pasur parasysh konkurrencën e fortë në mesfushë. 

(Kosova Sot Online)