Arteta e do Umtitin në Arsenal

  • 28 April 2020 - 16:15
Arteta e do Umtitin në Arsenal

Trajneri i Arsenalit e pëlqen qendërmbrojtësin e Barcelonës, të cilin synon ta transferojë në “Emirates Stadium”

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta synon ta transferojë qendërmbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti.

Për këtë siguron e përditshmja spanjolle “Sport”.

Interesim për 26 vjeçarin ka shprehur edhe Napoli.

Mirëpo, së fundmi klubi italian është tërhequr shkaku i krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi.

Transferimi i Umtitit në Arsenal duket se do të varet nga kualifikimi apo jo i “Gunners” në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Umtiti nuk është në mesin e lojtarëve që nuk i shet Barça prandaj nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij nga “Camp Nou” gjatë verës që vjen.

(Kosova Sot Online)