Lojtarët e PSG-së nuk pranojnë ulje page, pavarësisht krizës së koronavirusit

  • 28 April 2020 - 20:10
 Lojtarët e PSG-së nuk pranojnë ulje page, pavarësisht krizës së koronavirusit

Lojtarët e Paris Saint-Germain e kanë hedhur poshtë çdo ofertë për ulje page, pavarësisht krizës së shkaktuar në futboll nga pandemia koronavirus.

Për t’i luftuar humbjen financiare që i ka shkaktuar Covid-19, klubet në gjithë botën po ndërmarrin masa duke arritur marrëveshje me lojtarët për ulje page.

PSG-ja ka kohë që bisedon me lojtarët për të arritur marrëveshje, por deri tani ka nuk përparim në këtë drejtim.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, përpjekjet e drejtuesve të PSG-së janë të kota. Drejtuesit janë duke biseduar me kapitenin Thiago Silva dhe Marquinhos, të cilët po i përfaqësojnë lojtarët.

PSG-ja e ka bërë më shumë se një propozim por ka marrë përgjigje negative për secilin.

Raportohet se PSG-ja është në rrugë për t’i humbur 200 milionë euro si pasojë e Covid-19. Por kjo shifër mund të rritet tani pasi qeveria franceze e ka anuluar tërësisht sezonin 2019/20 në Ligue 1.

(Kosova Sot Online)