Shpresë për rifillimin e sezonit në La Liga, Spanja i lejon stërvitjet nga e hëna

  • 28 April 2020 - 22:45
 Shpresë për rifillimin e sezonit në La Liga, Spanja i lejon stërvitjet nga e hëna

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka njoftuar se atletët profesionistë do të jenë në gjendje t’i rifillojnë stërvitjet individuale nga dita e hënë, 4 maj, në atë që njihet si “Faza 0” e planit të qeverisë për rikthimin e realitetit në vend.

Komentet e shefit të qeverisë spanjolle japin shpresë së futbollit në Spanjë mund të rikthehet së shpejti.

“Atletët profesionistë do të jenë në gjendje të stërvitin individualisht duke filluar nga 4 maji”, ka thënë Sanchez.

“Hapja e seancave stërvitore individuale për atletët profesionistë dhe stërvitjet bazike për ekipet e ligave profesionale autorizohet nga faza 0. Në industrinë e sportit, hapja e qendrave me higjienë të detyrueshme dhe masa mbrojtëse dhe, nëse është e mundur me ndërrime, është duke u konsideruar, ndërsa seancat stërvitore të nivelit të mesëm në ligat profesioniste do të lejon në fazën 1”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)