Ministri Vitia: Sporti rikthehet në fazën e tretë

  • 29 April 2020 - 08:29
Ministri Vitia: Sporti rikthehet në fazën e tretë

Aktivitetet sportive në Kosovë janë pezulluar qysh prej fillimit të marsit për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, konfirmon se aktivitetet sportive do të rikthehen në fazën e tretë.

Faza e tretë fillon nga 1 qershori, por duhet cekur se kjo do të ndodh, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve që ka bërë Ministria e Shëndetësisë.

“Aktivitetet sportive fillojnë në fazën e tretë”, ka thënë Vitia.

Me rifillimin e sezonit e sportit në qershor, duket i vështirë përfundimi i sezonit në Superligën e Kosovës sipas kërkesave që ka bërë UEFA.

UEFA ka kërkuar që në fund të muajit korrik, të përfundojnë ligat, dhe muaji gusht të rezervohet për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

(Kosova Sot Online )