Futbollisti akuzohet se rrahu të dashurën, reagon klubi

  • 29 April 2020 - 09:34
Futbollisti akuzohet se rrahu të dashurën, reagon klubi

Boca Juniors ka thënë se është duke punuar me autoritetet përgjegjëse pasi e dashura e njërit prej lojtarëve të tyre, Sebastian Villa, e akuzoi futbollistin për dhunë në shtëpi.

Anësori kolumbian është akuzuar për abuzim fizik dhe psikologjik nga e dashura e tij, Daniela Cortes, e cila e postoi një video në rrjetet sociale për t’i treguar lëndimet që thotë se i pësoi nga 23-vjeçari.

Pasi ajo i bëri publike këto video, një ish e dashur tjetër e futbollistit i doli asaj në mbrojtje, duke thënë se edhe ajo ishte abuzuar nga Villa. Megjithatë, ai reagoi në një video duke i mohuar pretendimet e tyre.

Boca e publikoi një deklaratë për të reaguar ndaj këtij lajmi të martën dhe tha se është në kontakt me përfaqëuesit e Villas dhe policinë në tentim për ta gjetur të vërtetën në këtë incident.

“Boca Juniors raporton se tashmë është në kontakt me avokatët e lojtarët dhe përfaqësuesit e tij në tentim për ta eksploruar këtë episod dhe për t’i marrë masat përkatëse”, thuhet në deklaratën e lëshuar.

“Që nga tani, klubi është në dispozicion të policisë në mënyrë që të bëjë gjithçka që mundet për të bashkëpunuar për zbardhjen e këtij rasti, në pajtim me përkushtimin tim në çdo problem të të drejtave të njerit dhe pabarazisë gjinore”.

(Kosova Sot Online )