Paulo Dybala, ka dalë pozitiv në testin për virusin Covid-19

  • 29 April 2020 - 10:19
Paulo Dybala, ka dalë pozitiv në testin për virusin Covid-19

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, ka dalë pozitiv në testin për virusin Covid-19 për të katërtën herë në gjashtë javë, sipas programit televiziv spanjoll El Chiringuito.

Argjentinasi e konfirmoi në llogarinë e tij në Instagram më 21 mars se ai dhe e dashura e tij, Oriana Sabatini, kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.

Sipas El Chiringuitos, Dybala i ka bërë katër teste të tjera në gjashtë javët e fundit dhe e fundit i doli pozitiv.

Kjo do të thotë se ai nuk po arrin ta kalojë virusin vetë dhe mund t’i duhet trajtim më intensiv mjekësor.

Duke marrë parasysh se Juventusit planifikon t’u kthehet stërvitjeve dikur nga 4 maji deri më 18 maj, kjo gjithashtu i shton dyshimet se a do të mundë të luajë argjentinasi në ndeshjet e mbetura të këtij seszoni.

Para Dybalas, edhe dy futbollistë të tjerë të Juventusit, Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi, u infektuan me koronavirus, mirëpo ata të dy janë shëruar që nga atëherë. 

(Kosova Sot Online)