Ja si po kalon Fergusoni në vetëizolim: Gruaja e tij është dashur t’ia gozhdojë këmbët

  • 29 April 2020 - 14:56
Ja si po kalon Fergusoni në vetëizolim: Gruaja e tij është dashur t’ia gozhdojë këmbët

Shoku i ngushtë i Sir Alex Fergusonit dhe ish-punëtori i Manchester Unitedit, Albert Morgan, ka thënë se bashkëshortja e ish-trajnerit, Lady Cathy, është dashur t’ia “gozhdojë” atij këmbët për ta mbajtur atë brenda gjatë krizës së koronavirusit.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit është i njohur si njeri i dhënë pas punës, mirëpo ai është detyruar të kujdeset më shumë për shëndetin e tij pasi ishte bërë në mënyrë urgjente operacion në tru në vitin 2018.

Tani, kur pandemia e koronavirusit po vazhdon ta godasë botën, është edhe më e rëndësishme sesa zakonisht që ai të kujdeset për veten, pasi që përveç problemeve shëndetësore, ai është edhe më i mëshuar dhe i përket grupit të njerëzve më të rrezikuar nga virusi Covid-19.

Ish-bashkëpunëtori i tij në Old Trafford, Morgan, ka treguar se bashkëshortja e tij është duke e pasur të vështirë ta mbajë atë vetëm brenda dhe të izoluar.

“Unë flas me të çdo ditë dhe ai është plotësisht i vetëizoluar për momentin. Ai nuk ka dalë asnjëherë nga shtëpia”, ka thënë Morgan.

“Mendoj se zonja e tij është detyruar t’ia gozhdojë këmbët! Ai është ën formë të mirë, është duke ushtruar çdo mëngjes. Ai po ndihet mirë”. 

(Kosova Sot Online)