Pas akuzës se e rrahu të dashurën, futbollisti rrezikon të burgoset

  • 29 April 2020 - 14:59
Pas akuzës se e rrahu të dashurën, futbollisti rrezikon të burgoset

Futbollisti i Boca Juniors, Sebastion Villa, rrezikon të burgoset pasi që është akuzuar për abuzim fizik dhe psikologjik nga e dashura e tij. Avokati i Daniela Cortes ka kërkuar burgosjen e tij.

Anësori kolumbian është akuzuar për abuzim fizik dhe psikologjik nga e dashura e tij, Daniela Cortes, e cila e postoi një video në rrjetet sociale për t’i treguar lëndimet që thotë se i pësoi nga 23-vjeçari.

Pasi ajo i bëri publike këto video, një ish e dashur tjetër e futbollistit i doli asaj në mbrojtje, duke thënë se edhe ajo ishte abuzuar nga Villa. Megjithatë, ai reagoi në një video duke i mohuar pretendimet e tyre.

Ekspertiza mjekësore, ndërkohë, ka analizuar trupin e Daniela Cortes, duke dalluar shenja të nxirash në krah dhe në kofshë. Një situatë e ndërlikuar, që i shtohen edhe deklaratat e avokatit të gruas së lojtarit. Avokati ka kërkuar arrestimin për sulmuesin kolumbian.

Boca e publikoi një deklaratë për të reaguar ndaj këtij lajmi të martën dhe tha se është në kontakt me përfaqëuesit e Villas dhe policinë në tentim për ta gjetur të vërtetën në këtë incident.

“Boca Juniors raporton se tashmë është në kontakt me avokatët e lojtarët dhe përfaqësuesit e tij në tentim për ta eksploruar këtë episod dhe për t’i marrë masat përkatëse”, thuhet në deklaratën e lëshuar.

“Që nga tani, klubi është në dispozicion të policisë në mënyrë që të bëjë gjithçka që mundet për të bashkëpunuar për zbardhjen e këtij rasti, në pajtim me përkushtimin tim në çdo problem të të drejtave të njerit dhe pabarazisë gjinore”. 

(Kosova Sot Online)