Arsenali i ofron kontratë të re Ozilit?

  • 29 April 2020 - 16:48
 Arsenali i ofron kontratë të re Ozilit?

Mesfushori ofanziv ka kontratë me “Gunners” deri në vitin 2021, por eksperienca e tij në Londër mund të vazhdojë edhe më gjatë

Arsenali po planifikon t’ia ofrojë Mesut Ozilit një kontratë të re.

Për këtë siguron mediumi “ESPN”.

E ardhmja e 31 vjeçarit është ende e paqartë.

Ish-përfaqësuesi gjerman ka kontratë me “Gunners” deri në vitin 2021.

Ai i ka nisur nga minuta e parë 10 ndeshje të Premierligës që prej arritjes së trajnerit Mikel Arteta në dhjetor.

Ozil paguhet aktualisht 350 mijë funte në javë.

Por, nëse nënshkruan kontratë të re, rroga e tij do të ulet dukshëm.

Ozil ka pasur formë të luhatshme viteve të fundit në “Emirates Stadium”, ku ishte transferuar nga Real Madridi.

(Kosova Sot Online)