PSG-ja do t’i ulë rrogat e lojtarëve

  • 29 April 2020 - 17:47
PSG-ja do t’i ulë rrogat e lojtarëve

Vendimi i qeverisë franceze për anulimin e sezonit ua ka humbur milionat klubeve të Ligue 1, mbi të gjitha Paris Saint-Germainit

Vendimi i qeverisë franceze për anulimin e të gjitha aktiviteteve sportive deri në muajin shtator do të jetë mjaft i kushtueshëm për klubet.

Mbi të gjitha, nga ky vendim do të pësojnë klubet e futbollit.

Ato kanë humbur miliona euro nga të drejtat televizive si rezultat i anulimit të sezonit.

Ky vendim ka ndikuar më së shumti tek Paris Saint-Germaini.

Gjiganti francez do t’i fillojë shumë shpejt bisedimet me lojtarët për uljen e pagave të tyre.

Dy gjigantët mediatikë, Canal+ dhe beIN Sports bnuk ia kanë paguar PSG-së paratë për muajt e fundit pas shtyrjes së kampionatit.

Canal+ do të duhej t’i paguante 548 milionë euro për të drejtat televizive të Ligue 1, kurse beIN Sports 189 milionë.

Sidoqoftë, mediumi francez “L’Equipe” shkruan se disa prej lojtarëve të PSG-së nuk kanë pranuar ulje të pagës.

Neymar, Edinson Cavani e Kylian Mbappe kanë rroga marramendëse tek kampioni aktual francez.

Ndërkohë, PSG-ja është e gatshme t’i luajë të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë edicion jashtë Francës. 

(Kosova Sot Online)