Zlatan Ibrahimovic mund të qëndrojë në Milan edhe pas përfundimit të këtij sezoni

  • 29 April 2020 - 17:48
Zlatan Ibrahimovic mund të qëndrojë në Milan edhe pas përfundimit të këtij sezoni

Sulmuesi suedez ka kontratë me “Rossoneri” deri në fund të këtij sezoni, por ai mund të qëndrojë në “San Siro” edhe një vit tjetër

Zlatan Ibrahimovic mund të qëndrojë në Milan edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.

38 vjeçari kishte nënshkruar me “Rossoneri” për gjashtë muaj, me mundësi të vazhdimit të kontratës për një vit tjetër.

Ibrahimovic i ka realizuar katër gola në 10 paraqitje në të gjitha kompeticionet me Kuqezinjtë, të cilëve u ishte bashkuar në muajin janar pasi e mbylli eksperiencën në Los Angeles Galaxy.

Kohëve të fundit spekulohej për një largim të mundshëm nga “San Siro” të veteranit të sulmit.

E gjithë kjo pas ndryshimeve që janë bërë kohëve të fundit në kryesinë e Milanit.

(Kosova Sot Online)