Shefi mjekësor i UEFA-s e kundërshton atë të FIFA-s: Rifillimi i sezonit është i mundur tani

  • 29 April 2020 - 18:14
Shefi mjekësor i UEFA-s e kundërshton atë të FIFA-s: Rifillimi i sezonit është i mundur tani

Shefi i Komitetit Mjekësor të UEFA-s, Tim Meyer, ka thënë se sezoni 2019/20 në futboll mund të rifillojë tani aty ku ka mbetur, duke e kundërshtar qëndrimin e homologut të vet nga FIFA, Michel D’Hooghe, i cili ditë më parë këshilloi që të mos ketë futboll deri në shtator të paktën.

D’Hooghe paralajmëroi se futbolli nuk duhet të rikthehet të paktën deri më 1 shtator, duke thënë se nuk është çështje parash por jete a vdekje.

Pak pas komenteve të tij, Franca vendosi ta anulojë sezonin në Ligue 1 dhe 2, duke i ndjekur hapat e Holandës dhe Belgjikës.

Por Meyer nga shtëpia e futbollit evropian ka qëndrim plotësisht të kundërt me shefin mjekësorë të shtëpisë së futbollit botëror, duke e përkrahur kauzën se futbolli duhet t’i rifillojë aty ku kishte mbetur pas pezullimit si pasojë e pandemisë koronavirus.

“Në çfarëdo diskutimi për rikthimin e futbollit garues dhe elitar, shëndeti i lojtarëve dhe të gjithë të përfshirëve ka rëndësi shumë të madhe. Të gjitha federatat e futbollit që po e planifikojnë rifillimin e sezonit do të prodhojnë protokolle gjithëpërfshirëse duke ofruar kushte sanitare dhe operacionale për t’u siguruar që shëndeti i personave të përfshirë të mbrohet”, tha Meyer.

“Në bazë të këtyre kushteve dhe duke e respektuar plotësisht legjislacionin lokal, patjetër që është e mundur të rifillojë sezonin i pezulluar 2019/20”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)