Mbappe tregon se Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë idhujt e tij

  • 29 April 2020 - 20:26
 Mbappe tregon se Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë idhujt e tij

Kylian Mbappe ka zbuluar se Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë idhujt e tij, duke këmbëngulur se kjo treshe yjesh e ka frymëzuar atë për ta arritur nivelin më të lartë të lojës së futbollit.

Mbappe është rritur shpejt si futbollist duke e arritur kulmin që prej se doli në skenë me Monacon si adoleshent në sezonin 2016//17.

Paris Saint-Germain pagoi para të mëdha për ta blerë atë menjëherë pasi ia fitoi Monacos titullin në Ligue 1.

Tani, Mbappe është ndër lojtarët kryesorë në botë.

21-vjeçari, i cili e fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018, i ka shënuar 90 gola në 111 ndeshje me PSG-në, përfshirë 30 në të gjitha garat vetëm këtë sezon.

“Kam shumë idhuj. Është Cristiano, të cilin e doja shumë. Gjatë kësaj periudhe, e kam pasur Cristianon dhe Messin”, tha Mbappe për beIN Sports.

“Tani e kam mundësinë të luaj me Neymarin, të cilin e adhuroja shumë kur isha i ri. Këta janë lojtarët që i adhuroja shumë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)