Milani po mendon që të futet në garë për portierin Andre Onana

  • 29 April 2020 - 21:03
Milani po mendon që të futet në garë për portierin Andre Onana

Kuqezinjtë besojnë se do të arrijnë te portieri i Ajaxit, pasi portieri Gianluigi Donnarumma mund të largohet në verë.

De telegraaf dhe Tuttosport shkruan se “gardiani i portës” është projektuar si zëvendësuesi ideal i Xhixhos. Skuadra italiane ka shumë histori dhe sigurisht që është joshëse.

“Jam shumë i lumtur tek Ajaxi dhe shumë mirënjohës ndaj klubit. Kam kaluar 5 vite të mrekullueshme këtu, por është koha që të bëj një hap përpara në karrierën time. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ambiciet e mia janë për të gjetur një ekip më të madh”, tha ai.

(Kosova Sot Online)