Këta janë 5 zëvendësuesit e mundshëm të Suarezit në Barcelonë

  • 29 April 2020 - 21:06
Këta janë 5 zëvendësuesit e mundshëm të Suarezit në Barcelonë

Barcelona është në kërkim të një sulmues, i cili do ta mundë ta zëvendësonte gradualisht Luis Suarezin në moshë.

Gjiganti katalonas është duke e vëzhguar një numër të madh lojtarësh në këtë pozitë, por disa prej tyre i përshtatën shumë mirë skuadrës.

Sipas Olocip, kompanisë e cila udhëhiqet nga ish-mesfushori i Real Madridit, Esteban Granero, Lautaro Martinez, Timo Werner, Alassane Plea, Doney Malen dhe Gabriel Jesus janë pesë sulmuesit nën vëzhgimin e Barcelonës.

Sulmuesi i Interit Martinez vlerësohet me çmim 80 milionë euro në treg, ndërsa ylli i RB Leipzig Werner 23 milionë euro.

Olocip parashikon se Lautaro mund t’i shënojë 0.677 gola për ndeshje për Barcelonën sezonin e ardhshëm, ndërsa Werner 0.652 gola për ndeshje.

Edhe pse të pestë futbollistët e lartcekur janë të shkëlqyer, asnjëri prej tyre nuk parashihet ta kalojë përqindjen e golave prej 0.677 të Suarezit nga sezoni 2020/21.

(Kosova Sot Online)