Bayern Munich i rikthehet fuqishëm pistës Leroy Sane

  • 30 April 2020 - 00:24
Bayern Munich i rikthehet fuqishëm pistës Leroy Sane

Telenovela që ka nisur që verën e kaluar nuk ka përfunduar ende sepse pavarsisht problemeve fizike të talentit të kombëtares gjermane, bavarezët nuk kanë hequr dorë nga Sane dhe janë gati të bëjnë shpenzime marramendëse për të blerë kartonin e tij.

Sipas SportBild, trajneri i Bayernit Hansi Flick ka patur një bisedë telefonike me futbollistin që ka zgjatur rreth gjysmë ore, dhe i ka shprehur dëshirën për ta marrë me çdo kusht te skuadra e tij në verë.

Para 1 viti Manchester City kërkonte më shumë se 100 milionë euro për kartonin e Leroy Sane ndërkohë që tashmë vlera e tij është ulur disi.

(Kosova Sot Online)