Aguero: Messi do të qëndrojë në Barcelonë, përveç nëse ndodh ndonjë katastrofë

  • 30 April 2020 - 08:15
Aguero: Messi do të qëndrojë në Barcelonë, përveç nëse ndodh ndonjë katastrofë

Sergio Aguero beson se bashkëlojtari i tij në ekipin kombëtar të Argjentinës, Lionel Messi, do ta vazhdojë karrierën në Barcelonës deri në pensionim, përveç nëse i ndodh ndonjë katastrofë.

Kapiteni argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si profesionist te klubi katalonas, përderisa ka lënë të kuptohet disa herë se mund të vendosë edhe të pensionohet në Camp Nou.

Megjithatë, Barcelona ka qenë e goditur nga disa skandale gjatë kohës së fundit, si zënkat mes drejtorëve, dhe kjo e ka vënë në pah kontratën e Messit që ia lejon argjentinasit të largohet nga Barcelona çdo verë pa asnjë cent, edhe pa dëshirën e klubit katalonas.

Për më tepër, kontrata e tij, e rinovuar për herë të fundit më 25 nëntor të vitit 2017, është e vlefshme deri më qershor të vitit të ardhshëm, por megjithatë Aguero mendon se Messi do të qëndrojë në Barcelonë.

“Leo është një lojtar që tashmë është simbol dhe legjendë e Barcelonës, por gjërat ndodhin në futboll”, ka thënë Aguero, në një intervistë të dhënë për El Chiringuito.

“Shumë lojtarë kanë ndryshuar për Leon dhe ai ka qëndruar në Barcelonë. Ai e dashuron klubin. Ai identifikohet me Barcelonës, është rehat dhe i lumtur atje”.

“Pa marrë parasysh se si do të rrjedhë situata, ai do to vazhdojë atje – përveç nëse ndodh ndonjë katastrofë”.

Messi i kishte shënuar 19 gola në La Liga dhe 24 në të gjitha garat në ndeshjet e këtij sezoni për Barcelonës, që është lidere e La Ligës, para se sezoni të ndërpritej shkaku i koronavirusit. 

(Kosova Sot Online)