Ish-presidenti i Barcelonës tregon të ardhmen e Messit

  • 30 April 2020 - 09:16
Ish-presidenti i Barcelonës tregon të ardhmen e Messit

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është i bindur se kapiteni argjentinas i klubit do ta rinovojë kontratën e tij, të vlefshme deri në vitin e ardhshme, dhe thotë se kjo do të bëhet lehtësisht.

Kapiteni argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si profesionist te klubi katalonas, përderisa ka lënë të kuptohet disa herë se mund të vendosë edhe të pensionohet në Camp Nou.

Megjithatë, Barcelona ka qenë e goditur nga disa skandale gjatë kohës së fundit, si zënkat mes drejtorëve, dhe kjo e ka vënë në pah kontratën e Messit që ia lejon argjentinasit të largohet nga Barcelona çdo verë pa asnjë cent, edhe pa dëshirën e klubit katalonas.

Për më tepër, kontrata e tij, e rinovuar për herë të fundit më 25 nëntor të vitit 2017, është e vlefshme deri më qershor të vitit të ardhshëm.

Por, ish-presidenti i Barcelonës Laporta, i cili pritet të garojë në zgjedhjet presidenciale të klubit sërish vitin e ardhshëm, thotë se do të jetë e lehtë për Messin ta rinovojë kontratën e tij.

“Messi s’do të ketë asnjë telashe ta nënshkruaje kontratën e tij të re”, ka thënë Laporte, në një intervistë të dhënë të mërkurën për Deportes Cuatro.

Messi i kishte shënuar 19 gola në La Liga dhe 24 në të gjitha garat në ndeshjet e këtij sezoni për Barcelonës, që është lidere e La Ligës, para se sezoni të ndërpritej shkaku i koronavirusit. 

(Kosova Sot Online)