Juventusi, Interi e Liverpooli garojnë për Werner

  • 30 April 2020 - 10:34
Juventusi, Interi e Liverpooli garojnë për Werner

Juventusi, Interi dhe Liverpooli janë duke biseduar me sulmuesin Timo Werner, sipas Sky Sports Italia, pasi që ai dëshiron të largohet nga klubi RB Leipzig gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetarit të famshëm sportiv Gianluca di Marzio, gara për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar gjatë sezonit të ardhshëm është e zjarrtë, pasi që për të janë interesuar tre klube të mëdha.

Werner e rinovoi kontratën e tij me Red Bull Leipzigun në gusht të vitit të kaluar, mirëpo tani pritet ta vazhdojë karrierën e tij me ndonjë klub tjetër.

Liverpooli ka qenë i interesuar që një kohë të gjatë për Wernerin, mirëpo gjiganti anglez mund të ketë të vështirë të gjejë vend për të në skuadër për shkak të numrit të madh të sulmuesve.

Di Marzio insiston se përfaqësuesit e futbollistit tashmë janë duke negociuar edhe me dy gjigantët italianë, Juventusin dhe Interi, përderisa çmimi i tij besohet të jetë rreth 70 milionë euro.

Në listën e klubeve të cilët kanë shprehur gjithashtu interesim për të, edhe pse jo aq intensiv sa klubet e lartpërmendura, raportohet të jenë edhe Bayern Munichu, Milani dhe Barcelona.

Përfaqësuesi gjerman i ka shënuar 27 gola dhe ka kontribuar edhe me 12 asiste në 36 ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij sezoni 2019/20. 


(Kosova Sot Online)