Klubet e La Ligës mund të kthehen në stërvitje 48 orë pas t’i testojnë lojtarët për Covid-19

  • 30 April 2020 - 14:46
Klubet e La Ligës mund të kthehen në stërvitje 48 orë pas t’i testojnë lojtarët për Covid-19

Klubet e La Ligës do të jenë në gjendje t’i rifillojnë stërvitjet 48 orë pasi lojtarët e tyre do t’iu nënshtrohen testeve për koronavirus.

Lojtarët do të testohen për Covid-19 nga 5 deri më 7 maj, nëse qeveria spanjolle e jep dritën e gjelbër për këtë.

Këshilli Kombëtar i Sportit i qeverisë spanjolle beson se rifillimi i sezonit në La Ligës është i mundur, por po i ndjek urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës.

Nëse ky Këshill jep leje sot që lojtarët të testohen, atëherë testimi do të fillojë nga e marta, 5 maj.

Kjo do t’i hapte rrugë rifillimit të sezonit 2019/20 në La Liga në fillim të qershorit.

Edhe pse vende si Franca, Holanda dhe Belgjika i anuluan sezonet e tyre përkatëse, UEFA u ka bërë thirrje vendeve tjera të bëjnë përpjekje për ta rifilluar sezonin.

(Kosova Sot Online)