Sanchos i bëhet gati numri 7 në Man Utd

  • 30 April 2020 - 15:19
Sanchos i bëhet gati numri 7 në Man Utd

“Djajtë e Kuq” janë të vendosur për ta transferuar yllin e Borussia Dortmundit, të cilit ia ka rezervuar edhe numrin

Manchester United është i vendosur për ta transferuar Jadon Sanchon gjatë verës që vjen.

Madje, “Djajtë e Kuq” ia kanë rezervuar edhe numrin e fanellës yllit të Borussia Dortmundit.

Mediumi britanik “Mirror” shkruan se përfaqësuesit anglez i është rezervuar fanella me numrin 7 në “Old Trafford”.

United dëshiron ta nderojë 20 vjeçarin me numrin ikonë, të cilin në të kaluarën e kishin mbajtur lojtarët si Cristiano Ronaldo, David Beckham e George Best.

Dortmundi mbetet i vendosur për ta mbajtur lojtarin, i cili megjithatë dëshiron të rikthehet në Premierligë.

Sanchon e duan edhe Chelsea, Liverpooli, Tottenhami dhe ish-klubi i tij, Manchester City.

Futbollisti ofanziv vlerësohet më shumë se 100 milionë euro nga Dortmund.

(Kosova Sot Online)