Fernandinho, i hapur për vazhdimin e kontratës

  • 30 April 2020 - 15:57
Fernandinho, i hapur për vazhdimin e kontratës

Mesfushori brazilian dëshiron ta kalojë një tjetër sezon tek kampioni aktual anglez, pasi e vazhdoi muaj më parë kontratën aktuale

Fernandinho do të donte ta vazhdojë karrierën në Manchester City.

Mesfushori brazilian është i hapur për të diskutuar me “Citizens” për vazhdimin e kontratës.

“E para dhe më e rëndësishmja, unë dua të kthehem të punoj dhe të luaj përsëri. Unë e vazhdova kontratën disa muaj më parë dhe jam i lumtur. Por pas kësaj, do ta shohim”, theksoi përfaqësuesi brazilian për “Sky Sports”.

“Nëse do ta kemi një tjetër bisedim për një kontratë të re në të ardhmen, do të isha i lumtur. Por, për momentin jam i lumtur po ashtu, sepse e di se çka kam bërë për këtë klub. Gjithashtu, edhe klubi ka bërë shumë për mua, më ka ndihmuar shumë. Kjo periudhë ka qenë një nder dhe kënaqësi për mua. Manchester City do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo është e sigurt”, përfundoi Fernandinho.

Braziliani ishte lojtar i rëndësishëm i ekipit të Pep Guardiolës në sezonet e fundit. 

(Kosova Sot Online)