Arsenali e Milani interesohen për Fekirin

  • 30 April 2020 - 17:32
Arsenali e Milani interesohen për Fekirin

Mesfushori francez shkëlqeu në fanellën e Real Betisit këtë sezon deri tash dhe është bërë objektiv i klubeve të mëdha

Nabil Fekir është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

Mesfushori francez shkëlqeu këtë sezon deri tash me Real Betisin dhe atij ia kanë vënë syrin klubet e njohura.

E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se interesim për përfaqësuesin francez kanë shfaqur Arsenali dhe Milani, përcjell .

Të dyja klubet janë të gatshme të bëjnë oferta për ish-futbollistin e Lyonit.

Sidoqoftë, duket se futbollisti ofanziv preferon të qëndrojë edhe një vit në “Benito Villamarin Stadium”.

Fekir ka kontribuuar me 7 gola dhe gjashtë asistime për Betisin në 22 ndeshje të zhvilluara deri tash këtë edicion.

Gjithashtu, javë më parë flitej se interesim për 26 vjeçarin kishte shfaqur Real Madridi.

Fekir ishte pranë transferimit në Liverpool vite më parë, por gjithçka kishte dështuar në fund. 

(Kosova Sot Online)