Roma, e vendosur për ta transferuar Pedron

  • 30 April 2020 - 18:28
 Roma, e vendosur për ta transferuar Pedron

Sulmuesit spanjoll do t’i skadojë kontrata me “Blues” në fund të këtij sezoni dhe ai mund ta vazhdojë karrierën në Serie A

Roma është mjaft e interesuar për transferimin e Pedro Rodriguezit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.

Trajneri i “Giallorossi”, Paulo Fonseca është i vendosur për ta sjellë 32 vjeçarin në kryeqytetin italian gjatë verës q vjen.

Ai është një admirues i madh i ish-përfaqësuesit spanjoll.

Ish-futbollisti i Barcelonës gjatë verës do të bëhet lojtar i lirë pasi është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean.

Palët nuk kanë arritur marrëveshje dhe nuk duken të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin.

Pedro ndërkohë nuk e ka fshehur ëndrrën e tij për t’u rikthyer në Barcelonë, aty ku kishte fituar gjithçka në karrierë.

(Kosova Sot Online)