PSG zyrtarisht kampion i Francës

  • 30 April 2020 - 18:55
 PSG zyrtarisht kampion i Francës

Tashmë është zyrtare, titulli para kohe ka shkuar për PSG-në.

Pas raportimeve të shumta nga media të ndryshme botërore, edhe Ligue 1 ka konfirmuar edhe zyrtarisht se Paris Saint Germain është kampion për sezonin 2019/20.

Paris Saint-Germain është shpallur kampion në Ligue 1, pasi sezoni 2019/20 u anulua për shkak të pandemisë koronavirus.

Në fillim të këtij muaji, LFP (Liga e Futbollit Profesionist) përpiloi plane për ta rifilluar kampionatin në qershor sepse masat kufizuese dhe karantina në Francë pritej të hiqeshin më 11 maj.

Megjithatë, qeveria franceze këmbënguli se ai skenar ishte i pamundur dhe vendosi që të mos lejoj mbajtjen e asnjë ngjarjeje sportive të paktën deri më 1 shtator.

Ky njoftim i la shumë klube të Ligue 1 të presin në ethe për fatin e tyre, me PSG-në në vendin e parë me 12 pikë më shume se vendi i dytë, Marseille.

Pas një votimi se çfarë duhet të ndodhë me fatin e ligës, LFP-ja vendosi që ta shpallë kampione PSG-në për herë të tretë radhazi.

Lyoni, i renditur i shtati kur u pezullua liga, do të dështojë të kualifikohet në garën kryesore evropiane.

Renditja tabelore me pikët e fituara deri tani në ndeshjet e luajtura është marrë parasysh, që nënkupton se Marseille dhe Rennes e kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions.

Amines dhe Toulouse kanë rënë në Ligue 2, ndërsa Lorent dhe Lens janë promovuar në Ligue 1.

(Kosova Sot Online)