City e Barça flasin për shkëmbimin Cancelo – Semedo

  • 30 April 2020 - 19:05
 City e Barça flasin për shkëmbimin Cancelo – Semedo

Kampioni i Anglisë dhe ai i Spanjës po planifikojnë t’i ndërrojnë mbrojtësit e tyre të djathtë gjatë verës së ardhshme

Manchester City i ka avancuar bisedimet me Barcelonën për shkëmbimin e lojtarëve të tyre.

Në fakt, “Citizens” janë të interesuar për mbrojtësin e djathtë të Barçës, Nelson Semedo.

Në këmbim, kampioni aktual anglez, gjigantit katalunas ia ofron mbrojtësin e djathtë, Joao Cancelo.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Sport”.

City madje është i gatshëm të paguajë edhe para, krahas kartonit të Cancelos.

Bisedimet në mes të Semedos dhe Barçës për vazhdimin e kontratës kanë dështuar së fundmi.

(Kosova Sot Online)