Lojtarët e Premierligës do të stërvitin me maska në fytyrë

  • 30 April 2020 - 19:21
 Lojtarët e Premierligës do të stërvitin me maska në fytyrë

Lojtarët e Premierligës angleze do të detyrohen ta mbulojnë fytyrë në bazë të rregullave të reja për lejimin e rikthimit të sigurt në stërvitje të plota.

Klubet e Premierligës do të mblidhen këtë të premte për të biseduar rreth rifillimit të sezonit dhe masave që do të ndërmerren për ta bërë të mundur këtë.

Propozimet janë bërë nga drejtori i futbollit të Premierligës, Richard Garlick, por rikthimi në stërvitje do të ndodhë vetëm me pajtimin e qeverisë britanike.

Plani përfshirë testimin e të gjithë lojtarëve dhe zyrtarëve 48 orë para rikthimit në stërvitje dhe ata do të testohen vetëm për probleme të mundshme me frymëmarrjen që lidhen me koronavirusin.

Klubeve u është propozuar t’i testojnë lojtarët dhe zyrtarët e vet të paktën dy herë në javë, por edhe ky propozim është në pritje të pëlqimit të qeverisë.

Disa klube të Premierligës i kanë nisur stërvitjet individuale, ndërsa synimi është që sezoni 2019/20 të rifillojë më 8 qershor.

(Kosova Sot Online)