Edhe vazhdimi i Premierligës vihet në dyshim

  • 30 April 2020 - 20:12
 Edhe vazhdimi i Premierligës vihet në dyshim

Kapitenët e klubeve angleze ua kanë bërë me dije bashkëlojtarëve se sezoni aktual, i ndërprerë shkaku i pandemisë koronavirus, mund të anulohet

Pas kampionatit francez – Ligue 1, edhe Premierliga është vënë në dyshim.

Kampionati anglez mund të anulohet shkaku i pandemisë koronavirus.

Gjatë një takimi me kapitenët e klubeve, Federata angleze e futbollit ua ka shpjeguar atyre mundësinë që të mbyllet këtu sezoni aktual.

Pastaj, kapitenët ua kanë transmetuar këtë lajm edhe lojtarëve të ekipeve përkatëse.

Edhe pse janë bërë planet që stërvitjet të nisin në muajin maj, ka pak mundësi që kampionati të rinis në qershor.

Nëse nuk vazhdon sezoni i Premierligës, duhet të gjendet një zgjidhje rreth tabelës përfundimtare.

(Kosova Sot Online)