Statistikat e Mbappes që tregojnë se është pasardhësi i Messit dhe Ronaldos

  • 30 April 2020 - 21:45
 Statistikat e Mbappes që tregojnë se është pasardhësi i Messit dhe Ronaldos

Mbappe, deri më tani në karrierë, edhe pse 21 vjeçar – ka shënuar 130 gola, nëse vazhdon me këtë ritëm, ai mund t’i zë dhe kaloi dyshen; Messi dhe Ronaldo.

Pak vite më parë, një talent tjetër u shfaq në fushë që pritet të dominojë në botën e futbollit, pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Bëhet fjalën për 21 vjeçarin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Ai, edhe pse i ri në moshë, numëron tashmë 214 ndeshje zyrtare me klube dhe kombëtare, derisa ka shënuar 130 gola në karrierë si profesionist, për të dhuruar edhe 75 asiste.

La fituar katër trofe të Ligue 1, dhe nga një Coupe de France, Coupe de la Ligue, Superkupën dhe Kupën e Botës me Francën.

Tre herë është shpallur lojtari i ri më i mirë në Francë, dy herë ka zënë vend më 11-shen e vitit, njëherë lojtari i ri më i mirë në Evropë si dhe ka fituar trofeun Kopa dhe lojtari më i mirë në Ligue 1.

Këto çmime dhe statistika janë sinjal i fortë se Mbappe, me transferimin e mundshëm në Liverpool, Barcelonë ose Real Madrid, mund të fitojë disa Topa të Artë në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)