Golashënuesit më të mirë në Francë pas përfundimit të sezonit para kohe

  • 30 April 2020 - 22:06
 Golashënuesit më të mirë në Francë pas përfundimit të sezonit para kohe

PSG edhe zyrtarisht është kampion i Francës për sezonin 2019/20

Për shkak të pandemisë, që ka paralizuar gjithë botën, Federata e Futbollit të Francës, ndoshta e detyruar me vendimet strikte të Qeverisë së Francës, ka vendosur ta përfundojë sezonin para kohe.

Kështu, për shkak të diferencës së madhe me vendin e dytë me pikë, 12 dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar – Paris Saint Germain është shpallur kampion për herë të tretë me radhë në Francë.

Natyrisht, meqë liga tashmë përfundoi edhe zyrtarisht she pas kampionit, është koha për shpalljen edhe të golashënuesve më të mirë.

Kylian Mbappe i PSG-së dhe Wissam Ben Yedder i Monacos e kanë fituar ‘Këpucën e Artë’ në Spanjë me nga 18 gola të shënuar.

Pas tyre renditen Moussa Dembele me 16 dhe Neymar me 13 gola.

Golashënuesit më të mirë të sezonit 2019/20:

(Kosova Sot Online)