Lenjani kujton atë që ndodhi në Serbi: “Kapiteni na kërkoi falje”

  • 01 May 2020 - 00:04
Lenjani kujton atë që ndodhi në Serbi: “Kapiteni na kërkoi falje”

Ermir Lenjani, në një intervistë për Super Sport, është rikthyer te flase për atë që ndodhi në Serbi.

Duke folur për karrierën dhe atë që ndodhi në Zvicër për shkak të COVID-19, duke u përjashtuar nga ekipi – Lenjani kujtoi natën e tmerrshme në Serbi.

“Ndaj Serbisë ishte e veçantë, ndërsa ne mundoheshim të mbronim vetëm flamurin”, tha ai.

Lenjani ndër të tjera bëri të ditur se kapiteni atë kohë, Ivanovic, që luante akoma te Chelsea, vizitoi skuadrën pas gjithçkaje që ndodhi në fushë.

Ishte bërë presion që të kthehen në fushë lojtarët shqiptarë, por me atë që ndodhi – ishte e pamundur.

“Ivanovici erdhi direkt te ne dhe kërkoi falje. Por me atë që pamë në fushë, ne nuk mund t’i besonim ata dhe të ktheheshim në fushë”, shtoi Lenjani.

Pas kësaj, UEFA me një gabim të tmerrshëm, ia dhuroi tri pikë Serbisë, por CAS në fund ndau drejtësinë duke ia hequr ato pikë Serbisë për t’ia dhuruar Shqipërisë, pikë vendimtare për të shkruar hsitorinë dhe për të shkuar në Euro 2016.

Lenjani dhe një lajm të mirë, rikthimi te skuadra e Sion.

Ai konfirmoi se Sion ka vendosur t’i rikthejë 4 nga 9 sa ka larguar dhe se edhe anësori i Kombëtares është në mesin e atyre që do të vazhdojnë të luajnë te Sion.

Rikthimi ndodhi për shkak të presionit të madh që iu bë nga të gjithë në Zvicër, pas largimit të befasueshëm të lojtarëve për shkak të COVID-19. 

(Kosova Sot Online)