Ish-sulmuesi gjerman zbulon urrejtjen për futbollin: Luaja në Bundesligë i droguar

  • 01 May 2020 - 09:01
Ish-sulmuesi gjerman zbulon urrejtjen për futbollin: Luaja në Bundesligë i droguar

Ish-bashkëlojtari i Manuel Neuer, Mesut Ozil dhe Mats Hummels në ekipin kombëtar të Gjermanisë, Chinede Ede, e ka pranuar se ai luante në ndeshjet e Bundesligës përderisa ishte nën efektin e drogës.

Chinede Ede ishte pjesë e ekipit triumfues të Gjermanisë në Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2009, ndërsa ai luante në Bundesligë për Mainzin dhe më vonë për Hertha Berlinin, mes edhe disa klubeve të tjera.

Tani, në moshën 33-vjeçare, ai është pensionuar nga karriera e tij si futbollist dhe është duke e synuar një karrierë në muzikë.

Njëra ndër këngët e tij të fundit përfshin edhe tekste si “e urrej futbollin” dhe “para 60,000 njerëzve në Bundesligë, nganjëherë i pirë”.

Duke folur për T-Online, Ede e sqaroi se urrejtja e tij ishte e drejtuar te industria e futbollit, e cila sipas tij bën që njerëzve të përfshirë t’ua shuajë personalitetin.

“Unë e nisa sepse ishte argëtuese. Në atë industri – dhe me të vërtetë është industri – ata duan robotë të përshtatshëm, të cilët vazhdojnë ta tregojnë m*tin e njëjtë vazhdimisht. Gjithçka lidhur me këtë, me të gjitha zyrtarët, ishte e pështirë për mua”, ka thënë Ede.

“99 për qind e lojtarëve që flisnin hapur dhe ishin të sinqertë u zëvendësuan shumë shpejt. Nuk kishte të bënte asgjë me sportin origjinal më. Kushdo që ishte pak më ndryshe futej brenda një kutie derisa të bëhej i përshtatshëm me botën”.

“Natyrisht, paguheshe shumë për këtë, por në fund të fundit asnjë shumë e parave në botë nuk e justifikon të mos qenët vetvetja”.

Kur u pyet se a po fliste për përdorim të drogës gjatë ndeshje, Ede u përgjigj: “Ashtu duhet të kuptohet. Nganjëherë ti e humb realiteten dhe dëshiron t’i përmirësosh gjërat, kështu që ishte si ilaç. Pastaj luan dhe je ende i ndikuar pak nga droga”.

“Por, në anën tjetër, ata gjithmonë na jepnin barna për dhimbje. Kur ishim të lënduar, ne inkurajoheshim të stërviteshim sërish më herët sesa që ishte e shëndetshme për trupin tonë”.

(Kosova Sot Online )