Pioli: Ibra ka etikë të punës si Federeri

  • 01 May 2020 - 09:34
Pioli: Ibra ka etikë të punës si Federeri

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka krahasuar yllin veteran Zlatan Ibrahimovic me legjendën e tenisit Roger Federer.

Zlatan Ibrahimovic pati ndikim të madh në skuadrën e Milanit menjëherë pasi u transferua në Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit, para se të ndërpriteshin aktivitetet sportive shkaku i koronavirusit.

Si fitues i titujve me Milanin, Interin, Paris Saint-Germainin, Manchester Unitedin dhe Ajaxin, Ibrahimovici ka vazhduar me formë të mirë edhe pas ardhjes së tij për herë të dytë në Milan, duke u shënuar katër gola që nga kthimi i tij nga LA Galaxy.

Mes shumë spekulimeve për të ardhmen e Ibrahimovicit në Milan – pasi që kontrata e tij është e vlefshme vetëm deri në fund të sezonit – Pioli e ka krahasuar 28-vjeçarin dhe Federerin, i cili ka fituar Grand Slams 20 herë.

“Unë kam folur me të, ai po kalon mirë. Mendoj se talenti është një cilësi e lindur dhe nuk e kam të vështirë ta gjej këtë te lojtarët, por ti mund të punosh në talentin që e ke dhe ta përmirësosh atë”, ka thënë Pioli.

“Unë e marr si shembull Roger Federerin, pasi që ai e kishte të lindur atë talent, por punoi vazhdimisht çdo ditë për t’u bërë ndoshta tenisti më i mrekullueshëm që ka jetuar ndonjëherë”.

“Edhe Ibrahimovici më thotë mua se synimi i tij çdo ditë është që t’i përmirësojë paraqitjet e tij dhe kjo është e gjitha”.

(Kosova Sot Online )