Tre gjigantët evropianë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e Pellegrinit

  • 01 May 2020 - 10:25
Tre gjigantët evropianë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e Pellegrinit

Roma mund ta humbas zëvendës kapitenin e saj Lorenzo Pellegrini.

Mesfushori italian u rikthye në Romë në vitin 2017 pas dy viteve të kaluara te Sassuolo.

Me tu rikthyer në Romë, Pellegrini ka filluar shkëlqimin dhe është njëri nga mesfushorët më të vlerësuar në Serie A.

Sipas gazetës italiane La Republica tri skuadra të mëdha evropiane janë gati ta paguajnë klauzolën e lojtarit.

Pellegrini ka kontratë me Romën deri në vitin 2022 ndërsa ka klauzolë shumë të ulët prej 30 milionë euro.

Inter, Juventus dhe Paris Saint Germain janë tre gjigantët që duan ta paguajnë në verë klauzolën e italianit.

Megjithatë Roma është duke biseduar me lojtarin për një kontratë të re ku do t’i hiqej tërësisht klauzola.

Vështirë se Giallorosët do të heqin dorë nga ylli i tyre, por edhe vet lojtari i ka premtuar besnikëri klubit të qytetit.

Me largimin e mundshëm të Dzekos në verë, 23-vjeçari pritet të bëhet kapiteni i parë i Romës.

(Kosova Sot Online )