15 vjet nga goli i parë i Messit për Barcelonën

  • 01 May 2020 - 12:24
15 vjet nga goli i parë i Messit për Barcelonën

1, 2, 10, 100, 200, 627. Një histori e jashtëzakonshme e Leo Messi, pa dyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e futbollit. Do të debatohet për dekada, nëse argjentinasi ishte më i madhi ndonjëherë, por, ndërkohë, ai me siguri është në mesin e dhjetë kampionëve më të mirë të njëqind viteve të fundit. Pesëmbëdhjetë vjet më parë, lindi legjenda e tij.

Ishte 1 maj 2005, në fakt, kur Leo Messi shënoi golin e parë të “llogarisë 627” tashmë. Ishte goli i tij i parë me fanellën e Barcelonës. E kemi fjalën për ekipin e parë Blaugrana, larg nga të qenit fuqi aktuale atomike europiane, por gjithsesi ndër më të rëndësishmit në kontinent edhe asokohe. Barcelona u përball me Albacete në një nga sfidat e fundit të kampionatit.

(Kosova Sot Online)