“Lojtaret frikësohen nga rikthimi i Premierligës”

  • 02 May 2020 - 09:56
 “Lojtaret frikësohen nga rikthimi i Premierligës”

Lojtarët janë të “frikësuar” për rikthimin e Premierligës mes pandemisë së koronavirusit, thotë sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero.

Premierliga po shpreson që të rinisë sezonin me 8 qershor, çka do të thotë se futbollistët do të riktheheshin në stërvitje të plota me 18 maj.

Klubet u takuan të premten për të diskutuar për opsionet e rinisjes së sezonit, që të gjitha janë të pajtimit të luhet sërish futboll.

“Shumica e lojtarëve janë të frikësuar sepse ata kanë fëmijë, kanë familje”, tha 31 vjeçari, Aguero.

“Unë jam i frikësuar, por jam me të dashurën dhe s’do të kem kontakt me asnjë tjetër. Jam i mbyllur në shtëpinë time dhe personin e vetëm që mund ta infektojë është e dashura ime”.

“Thuhet se ka njerëz që e kanë atë dhe nuk kanë simptoma por prapë se prapë ju infekton. Për këtë jam në shtëpi. Ndoshta e kam virusin dhe madje as nuk e di”.

(Kosova Sot Online)