Martinez e ka ndarë mendjen, dëshiron ta veshë fanellën e Barcelonës

  • 02 May 2020 - 10:47
Martinez e ka ndarë mendjen, dëshiron ta veshë fanellën e Barcelonës

Sipas mediave spanjolle, Lautaro Martinez, e ka zgjedhur Barcelonën dhe i ka dërguar sinjale Interit duke e refuzuar rinovimin e kontratës.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, argjentinasi e ka ndarë mendjen, përkundër interesimit të klubeve tjera si; Manchester United, Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Ai dëshiron të transferohet në Camp Nou dhe mbetet vetëm arritja e marrëveshjes mes klubeve për çmimin e transferimit.

Barça nuk është e gatshme të paguajë klauzolën e lirimit, 111 milionë euro dhe për këtë ka propozuar dy futbollistë, Arturo Vidal dhe Junior Firpo, por Interi sërish s’dëshiron të dëgjojë për një ofertën kesh nën 90 milionë euro.

Mundo Deportivo raporton se Martinez po i bën presion Interit duke mos rinovuar kontratën. 

(Kosova Sot Online)