Jose Mourinho: “Jam unik”

  • 02 May 2020 - 11:52
 Jose Mourinho: “Jam unik”

Ish trajneri i Realit, Interit, Chelsat, Jose Mourinho, shpjegon pse është ‘Special One’.

Ai ka triumfuar në Premier League, Serie A dhe La Liga dhe për këtë insiston se është i veçantë.

“Është e vështirë për mua të them se çfarë ishte arritja më e madhe në karrierë, por sigurisht se titulli me Real Madridi është shumë i rëndësishëm sepse erdhi gjatë kohës kur Barcelona po dominonte”, tha Mou.

“Duke i dhënë fund dominimit me rekorde për gola dhe pikë, e bëri edhe më interesant e veçantë titullin. Ne nuk e fituam thjesht titullin, e bëmë në mënyrën duke shkruar histori”.

Momenti tjetër special është fitimi i tripletës me Interin në sezonin 2009/10, megjithatë synimi i tij ishte tjetër kund.

“Objekti im person ka qenë që të fitojë tripletën me tituj në Ligë, Angli, Itali dhe Spanjë. Jam trajneri i vetëm që e kam bërë këtë. E vërteta është se doja të hyja në histori për këtë”.

(Kosova Sot Online)