“Kane së shpejti vendos për të ardhmen”

  • 02 May 2020 - 12:49
 “Kane së shpejti vendos për të ardhmen”

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, së shpejti do të vendosë përfundimisht për të ardhmen, sipas ish trajnerit të klubit, Tim Sherwood, i cili dyshon se klubi do të shpenzojë para për të bërë një skuadër më kompetitive.

Kane dëshiron trofe, dëshiron të bëjë një hap më të madh në karrierë dhe tani për tani mendon se këto s’mund t’i arrijë duke qëndruar te Tottenhami.

“Është sikur me Alan Shearer”, tha ai për Daily Mail. “Ai përfundoi i katërti me Blackburn (më 1992-93), më pas i dyti (në 1993-94). Manchester United ishte gjithë pas tij, por vendosi të qëndrojë sepse besonte se mund të triumfonte dhe ne ia dolëm sezonin tjetër”, tha Sherwood.

“Harry duhet ta vlerësojë vetë këtë. Unë do të prisja për të parë se çfarë do të bëjnë ata gjatë verës”.

“Ata kanë një menaxher që nuk ka shkuar atje për të përfunduar vetëm në katër pozitat e para. Harry do ta dijë shumë shpejt nëse klubi është i gatshëm të shpenzojë ato para për t’ia mundësuar fitimin e ligës”.

(Kosova Sot Online)