Jese e fiton titullin në Francë me vetëm një minutë lojë

  • 02 May 2020 - 15:08
 Jese e fiton titullin në Francë me vetëm një minutë lojë

Ligue 1 tashmë i ka dhënë verdiktet e saj, edhe pse nuk i ka shvilluar të gjitha ndeshjet për shkak të Koronavirusit.

Vendimi për të ndaluar kampionatin përfundimisht për shkak të pandemisë i dha mundësinë PSG të festojë disa javë më parë titullin e kampionit.

Mes atyre që “do të mburren” me këtë titull ka edhe nga ata që në realitet nuk e kanë prekur Ligën 1 këtë sezon në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, siç është Jesé Rodriguez.

Ish “xhevahiri” i Real Madridit, i cili në vitin 2016 u transferua në PSG, ku kurrë nuk arriti ta tregonte veten (në katër sezonet e fundit ai ka shëtitur Europën i huazuar), gjatë të kampionatit të fundit luajti në vetëm një takim. Ai u aktivizua në minutën e 90-të një sfide të vlefshme për javën e katërt, e fituar nga parizienët 2-0 në shtëpinë e Metz. Kaq i mjaftoi që ai ta ketë emrin mes kampionëve Francës.

Rregullat e LFP-së “Ligue de Football Professionnel) në fakt përcaktojnë se çdo lojtar i skuadrës që ka luajtur për të paktën 1 minutë, duhet në të gjitha aspektet të konsiderohet kampion.

Dy ditë pas atij aktivizimi “flash”, Jesé u transferua në huazim te Sportingu i Lisbonës, klub me të cilin ai mbylli marrëdhëniet e tij më 23 mars.

(Kosova Sot Online)