“Willian synon Realin dhe Barcelonën, jo Arsenalin”

  • 02 May 2020 - 16:28
“Willian synon Realin dhe Barcelonën, jo Arsenalin”

Willian nuk synon të përfundoje në Arsenal kur të jetë i lirë gjatë verës, thotë Martin Keown, legjenda e Topçinjve.

Sipas tij, sulmuesi i Chelseat po synon transferimin në Barcelonë ose Real Madrid.

Braziliani është në vitin e fundit te kontratës me Blutë dhe asnjë marrëveshje për rinovimin nuk është arritur.

Duke folur për talkSPORT, legjenda e Topçinjve tha: “Nuk e shoh atë në Arsenal”.

“Mendoj se ai është duke synuar Barcelonën ose Real Madridin”.

“Ai është shumë i talentuar. Chelsea do të jetë më i dobët nëse ai largohet, por Frank Lampard e di se çfarë po bënë. Jam i sigurt se ai dëshiron ta mbajë”.

31-vjeçari është pjesë e Chelsea që nga viti 2013.

Ai ka bërë 329 paraqitje për ‘Blutë e Londrës’, ka shënuar 59 gola.

(Kosova Sot Online)