“Premierliga mund të anulohet nëse s’jemi të kujdesshëm”

  • 02 May 2020 - 17:16
“Premierliga mund të anulohet nëse s’jemi të kujdesshëm”

Zëvendëspresidentja e West Hamit, Karren Brady, ka thënë se sezoni 2019/20 i Premierligës mund edhe të vendoset të anulohet nëse klubet dhe Federata s’tregohen të kujdesshëm, pa marrë parasysh synimit aktual për ta kompletuar sezonin.

Pandemia koronavirus, që i ka infektuar rreth 180 mijë njerëz në Britani të Madhe, ndërsa i ka lënë të vdekur mbi 27 mijë, ka bërë që kampionatet e futbollit të pezullohen që nga muaji mars.

Përderisa ka ende optimizëm se mund të gjendet një mënyrë se si mund të rinisin ndeshjet e futbollit për ta përfunduar sezonin aktual, Brady – e cila më parë kishte sugjeruar që i gjithë sezoni të shpallej i pavlefshëm – ka sugjeruar që kthimi i futbollit nuk është i garantuar.

“Çelësi këtu është që ta bëjmë ambientin sa më të sigurt që mundemi sepse ne duam që t’i  rinisim ndeshjet dhe ta përfundojmë sezonin”, tha Brady.

“Për ta bërë këtë, duhet të jemi gati – përndryshe do të përfundojmë si Franca, Belgjika dhe Holanda, ku janë anuluar sezonet”.

“Tani klubet janë duke i prodhuar rregullat e veta lidhur me Covid-19, ku do të përfshihet edhe testimi i lojtarëve, stafit, gazetarëve dhe stafit në përgjithësi dy herë në javë”.

“Ne duhet të pajtohemi me lojtarët dhe trajnerët, pasi që pa aprovimin e tyre s’mund të bëjmë asgjë. Ne duhet të sigurohemi që stërvitjet të jenë sa më të sigurta dhe duhet të marrim aprovim edhe nga ata”. 

(Kosova Sot Online)