Fabio Cannavaro: Pirlo është një bastard

  • 02 May 2020 - 17:43
 Fabio Cannavaro: Pirlo është një bastard

Legjenda e futbollit italian, Fabio Cannavaro, e ka quajtur me shaka ish-bashkëlojtarin e tij, Andrea Pirlon, një “b*stard”, duke shtuar se ish-mesfushori legjendar është shumë i lirshëm sesa që duket në publik.

Edhe pse dy futbollistët luajtën për Interin dhe Juventusin gjatë karrierave të tyre, rrugët e tyre nuk u takuan asnjëherë në nivelin e klubeve, edhe pse ata shpeshherë ishin bashkëlojtarë në Kombëtaren e Italisë.

Suksesi i tyre më i madh ishte triumfi në finalen e Kupës së Botës së vitit 2006 kundër Francës, kur qendërmbrojtësi u mposht për pak nga Zinedine Zidane për Topin e Artë, përderisa Pirlo kishte shënuar në penallti, të cilat Italia i kishte fituar me rezultat 5:3.

Dyshja e famshme kishin krijuar një marrëdhënie shumë të mirë mes vete gjatë turneut, përderisa Cannavaro së fundi ka zbuluar më shumë për karakterin e bashkëlojtarit të tij, i cili është i njohur për personalitetin e tij të qetë.

“Ai është një b*stard – unë kam të drejtë ta them këtë! Andrea është i mençur dhe qesharak. Ai bën shumë shaka, ai nuk është koprrac siç duket. Është shumë argëtuese të rrish me të”, ka thënë mbrojtësi italian, i cili u pensionua në vitin 2011.

(Kosova Sot Online)