Sassuolo, klubi i parë i Serisë A që u kthehet stërvitjeve

  • 02 May 2020 - 19:28
Sassuolo, klubi i parë i Serisë A që u kthehet stërvitjeve

Sassuolo është bërë klubi i parë i Serisë A që ka lajmëruar se do t’u kthehet seancave stërvitore të hënën.

Regjioni Emilia-Romagna në Itali bëri të ditur në fillim të kësaj jave se klubet profesioniste të futbollit do të lejohen t’i rinisin aktivitetet sportive, mirëpo duhet ta bëjnë këtë në pajtim me rregullat për distancim social.

Përderisa Parma dhe SPAL po preferojnë të presin derisa të arrihet marrëveshje mes Federatës së Futbollit të Italisë dhe qeverisë italiane, Sassuolo ka vendosur t’i rinisë seancat stërvitore.

“Sasuolo lajmëron se nga e hëna, 4 maj, klubi do t’ua lejojë lojtarëve përdorimin e fushave në kampin stërvitor për seanca stërvitore individuale, të cilat janë opsionale”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi italian.

“Lojtarëve do t’u lejohet hyrja në ambientet e kampit stërvitor vetëm në pajtim me rregullat për distancim social, përderisa hyrja në ambientet e brendshme (si zhveshtoret, fitueset dhe zyrat) do të jetë e ndalur”.

“Stërvitjet individuale – që do të realizohen gjatë mëngjeseve, nga e hëna deri të premten, me përdorimin e tre fushave dhe gjashtë lojtarëve brenda orës (një lojtar për secilën pjesë të fushës) –nuk do të mbikëqyren nga stafi teknik, përderisa një staf mjekësor do të jetë i pranishëm në rast urgjence”.

Napolit gjithashtu i është lejuar t’i kthehet punës më 4 maj, mirëpo klubi nuk e ka komentuar ende këtë çështje. 

(Kosova Sot Online)