Frank Lampard: Lojtarët s’duhet të testohen për Covid-19 para punëtorëve kyç

  • 02 May 2020 - 20:42
Frank Lampard: Lojtarët s’duhet të testohen për Covid-19 para punëtorëve kyç

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, e ka pranuar se nuk do të ishte mirë që lojtarët e Premierligës të testohen për koronavirus para punëtorëve kyç, të cilët janë duke shërbyer në vijën e frontit.

Pas një takimi të autoriteteve të futbollit të premten, Premierliga e lëshoi një deklaratë për ta konfirmuar përkushtimin e vet për ta kompletuar sezonin 2019/20, edhe pse kjo do të bëhet vetëm nëse nuk ka shumë rreziqe.

Premierliga raportohet se dëshiron t’i rinisë ndeshjet më 8 qershor, përderisa thuhet se është e sigurt që ndeshjet do të zhvillohen në stadiume neutrale, tani që qeveria britanike është përfshirë në atë që po thirret “Projekti i Rinisjes”.

Si pjesë e “Projektit të Rinisjes”, të gjithë pjesëmarrësve do t’u kërkohet të testohen për koronavirus, 48 orë para se të kthehen në stërvitje.

Mirëpo, Lampardi ka theksuar se masa të tilla nuk duhet të ndërmerren në kurriz të punëtorëve të Shërbimit Mjekësor ose kujdestarëve.

“Ideja e shëndetit dhe sigurisë së lojtarëve është shumë e rëndësishme”, ka thënë Lampard për BT Sport.

“Njëra gjë që unë e shoh si problematike ka të bëjë me testimet. Ne ndoshta i kemi, në minimum, 70 apo 80 punëtorë të stafit në kampin e stërvitjet. Nëse do të duhet të testohemi rregullisht, kjo është në rregull. Por, mua nuk më duket mirë nëse ne nuk sigurohemi që njerëzit që janë në vijën e frontit të testohen”.

“Pas kësaj, i kemi edhe problemet sportive, që kanë të bëjnë me stadiumet neutrale dhe lojtarët të cilëve u përfundon kontrata. Kemi ende shumë gjëra për t’i diskutuar dhe kjo është e qartë”. 

(Kosova Sot Online)