Marcus Rashford u dërgon mesazh inkurajues futbollistëve të rinj, pas anulimit të sezoneve

  • 02 May 2020 - 23:35
Marcus Rashford u dërgon mesazh inkurajues futbollistëve të rinj, pas anulimit të sezoneve

Ylli i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, u ka dërguar mesazh inkurajuar lojtarëve të akademisë së Djajve të Kuq pas sezonet e tyre u vendos të anulohen të premten.

Të premten, Premierliga bëri të ditur se të gjitha klubet janë pajtuar që t’i përfundojmë programet e akademive për këtë sezon shkaku i koronavirus, duke nisur nga ekipet U-9 deri te ato U-23.

Rashfordi është njëri ndër lojtarët më të famshëm që ka dalë nga akademia e Manchester Unitedit gjatë sezoneve të fundit, pasi që 22-vjeçari tashmë ka arritur të fitojë rol të rëndësishëm si në klub, ashtu edhe në ekipin kombëtar të Anglisë.

Sulmuesi e ka dërguar një mesazh për lojtarët e akademisë së Manchester Unitedit, duke thënë se ata tani duhet të bëhen më kreativ dhe të tentojnë ta nxjerrin më të mirën nga kjo situatë e vështirë.

“Lajmi që ju e morët dje me siguri nuk ishte ai që dëshironit ta dëgjonit. E di se të gjihë ju dëshironi të luani sepse edhe unë jam i njëjtë, por vendimi u mor për t’i mbrojtur të gjithë të përfshirët. Kjo është më e madhe sesa futbollit”, shkroi Rashford.

“Ju ndoshta po ndihemi pak të mërzitur, por gjëja më e mirë që mund ta bëni është ta merrni topin dhe të dilni në kopsht. Kur unë isha në akademi, unë e gjeja një vend në oborr dhe ushtroja për të qenë më i saktë në gjuajtjet e topit. Bëhuni kreativë!”

“Tani nuk është koha ta humbni dashurinë për këtë sport, është koha për ta mbajtur mend se pse ratë në dashuri në fillim me të. Ju mund ta bëni këtë dhe mezi po presim të ju shohim sërish sezonin e ardhshëm”.

(Kosova Sot Online)