Edhe Roma u kthehet stërvitjeve

  • 02 May 2020 - 23:36
Edhe Roma u kthehet stërvitjeve

Roma ka bërë të ditur se lojtarët e klubit do të mundë të kthehen në kampin stërvitor nga java e ardhshme, pasi që regjioni i kryeqytetit ua dha atyre dhe Lazio dritën e gjelbër për rinisjen e stërvitjeve.

Regjioni i Lazios, që e qeveris kryeqytetin, Romën, e konfirmoi të shtunën në mbrëmje se ata do t’i lejonin klubet profesioniste të sporteve t’i rinisin stërvitjet individuale që nga 6 maji.

Vetëm pak momente më vonë, Roma shkroi: “Roma dëshiron ta falënderojë regjionin e Lazios për ndjeshmërinë e tyre ndaj sporteve ekipore”.

“Javën e ardhshme lojtarët e Romës do të testohen nga ekipi mjekësor dhe të do t’i fillojnë seancat stërvitore individuale – duke i respektuar udhëzimet për distancim social – në kampin stërvitor Trigoria”.

Ky lajmërim i Romës e mbyll një ditë të rëndësishme për futbollin italian, që nisi me lajmërimin e Sassuolos, i cili u bë klubi i parë i Serisë A që e konfirmoi se do t’u kthehet seancave stërvitore në fillim të javës së ardhshme.

Sassuolo u ndoq nga nikoqirët në regjionin Emilian, Parma dhe Bologna, para se Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora ta ndërronte mendimin, pasi që fillimisht e kishte refuzuar opsionin që stërvitjet e sporteve ekipore të mundë të kthehen nga e hëna.

Gazeta italiane ANSA se ai i shkroi Komitetit Shkencor-Teknik të Departamentit për Mbrojtjen e Civilëve të Italisë dje, duke u kërkuar të aplikohet rregulli i sporteve individuale edhe për sportet ekipore nga 4 maji. 

(Kosova Sot Online)